ZINEDINE ZIDANE

Zidane: Nuk ka ndeshje të lehtë
2 May, 2017 @23:57
I stërkënaqur nga lojtarët është shprehur të jetë Zinedine Zidane, pas triumfit ndaj Atletico Madridit sonte në Santiago Bernabeu.
Reali ka marrë epërsinë 3-0 në ndeshje e parë, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet javën që vjen.
“Nuk ka ndeshje të lehtë, duhesh të luash në mënyrën më të mirë për të shkuar tutje. Jam i lumtur me punën që po bëj këtu dhe me lojtarët që kam. Ende nuk kemi fituar asgjë dhe duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë,” ka thënë Zidane pas ndeshjes.
Ndeshja e radhës, zhvillohet më 10 maj në Vicente Calderon të Madridit.