DIEGO SIMEONE

Simeone: Futbolli është i mrekullueshëm, do të provojmë!
2 May, 2017 @23:55
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, në deklaratën e tij pas ndeshjes ka thënë se i ka sygjeruar lojtarëve që të harrojnë këtë natë.
“I kam thënë ekipit që të harrojnë këtë natë. Futbolli është i mrekullueshëm. është shumë vështirë, por ky është futbolli. Këto gjëra ndodhin. Ne do të provojmë deri në fund, deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit në ndeshjen e radhës,” ka deklaruar Simeone, duke bërë të ditur se ekipi i tij nuk është dorëzuar nga humbja e sontme 3-0 në Santiago Bernabeu prej Real Madridit.
Ndeshja e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve zhvillohet më 10 maj 2017. Reali ka epërsi prej 3-0 nga dueli i sontmë.