REAL-ATLETICO

Cristiano brilant me hat-trick, Reali gati finalen
2 May, 2017 @22:34
Real Madrid është shumë afër finales së dytë me radhë dhe të tretës në katër vitet e fundit në Ligë të Kampionëve.
Mbrojtësi i titullit të Europës, ka shënuar fitore në përballjen e parë gjysmëfinale ndaj rivalit lokal, Atletico Madrid, me tre gola të shënuara nga Cristiano Ronaldo, brilant sonte.
CHAMPIONSLEAGUE RRUGA DREJT FINALES
Asnjë ekip në histori të Ligë së Kampionëve nuk ka arritur të kthehet në gjysmëfinale nga disavantazhi tregolësh, ndërsa Cristiano ka shënuar tashmë 8 gola në 3 ndeshjet e fundit të kësaj gare.
Atletico Madrid ka qenë i zbehtë sonte, me asnjë shut drejt portës së Realit, ndërsa në duelin e radhës, më 10 maj në Vicente Calderon është vështirë të besohet se do të arrijnë përmbysjen e kampionëve aktual të garës.