PARA NDESHJES: MONACO-JUVENTUS

Në rrugë për kampionë dhe finale të Ligës së Kampionëve
3 May, 2017 @13:33
Dy skuadrat që janë lidere në ligat e tyre dhe janë në rrugë të mirë për tu bërë kampionë këtë stinor, Monaco dhe Juventus, do të përballen në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve sonte.
Monaco është vendase në duelin e parë, ndaj fqinjit gjeografik në Itali, Juventus.
Monaco ka eliminuar Manchester Cityn dhe Borussia Dortmundin në rrugë për gjysmëfinale.
Kurse Juventusi në rrugë për gjysmëfinale ka tejkaluar Porton dhe Barcelonën.
Kryqëzimi i rrugëve të tyre, do të thotë se vetëm njëra do të arrijë finalen, ku me gjasa të mëdha i pret kampioni aktual Real Madrid, që mposhti 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale Atletico Madridin.
PIKAT KRYESORE:
-Monaco po kërkon finalen e dytë të Ligës së Kampionëve, pas asaj të 2003/04.
-Juventus ka fituar vetëm 1 nga 11 gjysmëfinalet europiane, si mysafire është fjala.
-Juventus ka mposhtur 6-4 (pas dy ndeshjeve) Monacon në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve 1997/98.
-Monaco ka fituar 6 dhe ka barazuar njëherë në shtëpi këtë stinor në gara europiane.
FORMACIONET E MUNDSHME:
MONACO: Monaco: Subašić; Mendy, Jemerson, Glik, Touré; Bernardo Silva, Fabinho, Bakayoko, Lemar; Mbappé, Falcao.
JUVENTUS: Juventus: Buffon; Dani Alves, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Pjanić, Marchisio; Cuadrado, Dybala, Mandžukić; Higuaín.
BASTORET:
Favorit i bastoreve është Juventusi me koeficien 2.45 për fitore. Monacoja kuotohet me 3.1, ndërsa barazimi është më së paku i pritur dhe kuotohet me 3.3.