AJAX - LYON

Ajaxi deklason Lyonin, i afrohet finales
3 May, 2017 @20:38
Me befasi ka nisur faza gjysmëfinale e Europa Ligës.
Skuadra e Ajaxit e ka mbyllur me fitore të thellë 4-1 takimin ndaj Lyonit francez, ekip ky që është llogaritur favorit për të kaluar në finale.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat 2-0, ndërsa në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe 2 herë, kurse mysafirët nga Franca e gjetën golin një herë, gol i cili mund të jetë vendimtar në rast të ndonjë rikthimi senzacional në ndeshjen kthyese.
Fituesi i këtij dueli në finale luan me fituesin e duelit mes Celta Vigos dhe Manchester Unitedit në finalen e Stokholmit.