TERMINET E XHIROS XXIX

Pamje nga stërvitja e djeshme e Trepçës'89, që po kërkon titullin e parë të kampionit në histori/ Foto: A. Osmani/ Trepça'89/Facebook
‘89-shi nesër do ngritje të epërsisë ndaj ndjekësve
4 May, 2017 @13:26
Lideri i Superligës së Kosovës, Trepça’89, nesër do të pret Gjilanin në Riza Lushta, ka bërë të ditur FFK në publikimin e termineve për ndeshjet e xhiros XXIX të kampionatit.
Kështu, ekipi mitrovicas i drejtuar nga strategu Zekirija Ramadani do të kërkojë që me fitore potenciale të ngris epërsinë në krye të klasifikimit për 11 pikë ndaj ndjekësit kryesor të saj për momentin, Prishtinës.
Natyrisht, Prishtina mund ta ulë këtë epërsi në rast të fitores ndaj Llapit të dielën, por futja në presion e epërsisë në pikë e bën të veten edhe për lojtarët në ndeshje.
Gjilani, rivali i nesërm i Trepçës’89 është rehat në mes të tabelës dhe luan ‘për qefi’ futboll deri në fund të stinorit. Ata bile mposhtën Feronikelin në xhiron që shkoi për t’i larguar kampionët aktual nga lufta për titull! (Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 16:00)
SHIKO: TOP GOLASHËNUESIT E SUPERLIGËS
Orari i ndeshjeve:
E premte | Trepça89-Gjilani | ||
E shtunë | Drenica-Hajvalia | ||
E shtunë | Feronikeli-Besa | ||
E diel | Liria-Drita | ||
E diel | Ferizaji-Trepça | ||
E diel | Prishtina-Llapi |