ANTOINE GRIEZMANN

Rrogë fantastike për Griezmann nga United
4 May, 2017 @13:15
E përditshmja britanike, The Sun, ka bërë të ditur në një lajm ekskluziv të saj se ka kuptuar që Antoine Griezmann, ka arritur marrëveshje për rrogë me Manchester Unitedin.
Sipas The Sun, sulmuesi francez i Atletico Madridit do të merr 280 mijë funta rrogë javore te Manchester United.
Griezmann shihet si synim kryesor i Jose Mourinhos për Unitedin, që në stinorin e ardhshmë planifikon të hyjë në garë për titull kampioni të Anglisë.
Verë e nxehtë pritet të jetë në linjën Madrid - Manchester, për tu parë se çfarë shume do të pranojë Atletico Madrid si dëmshpërblim nga United.