MANCHESTER CITY

Pep: Me fitore në Ligë të Kampionëve
5 May, 2017 @15:02
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ndër të tjera në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes ndaj Crystal Palace ka thënë se ekipi i tij beson të arrijë kualifikimin në Ligë të Kampionëve.
“E tëra është në dorën tonë. Nëse fitojmë 4 ndeshjet e mbetura, ne definitivisht do të jemi në Ligë të Kampionëve. Ndoshta edhe nga pozita e tretë,” kanë qenë fjalët e spanjollit në konferencë.
City nesër (13:30) pret Crystal Palace‘in e Sam Allardyce‘it që po lufton për mbijetesë. Guardiola ka shtuar se është i vetëdijshë për sulmin e fuqishëm të mysafirëve të udhëqur nga korpulenti, Christian Benteke.