ARGJENTINA MERR FRYMË

FIFA heq suspendimin e Messit
5 May, 2017 @15:28
Pas ankesës së Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA) lidhur me suspendimin që iu dha Lionel Messit, prej 10 mijë frangave zvicerane dhe 4 ndeshjeve moslojë për kombëtare, Komisioni i Apelit pranë FIFAs e ka larguar dënimin në fjalë.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë FIFA sot, përmes një komunikate për media. Messi ishte dënuar për shkak të fjalëve ofenduese ndaj referit anësor në ndeshje të Argjentinës, kualifikuese për Botërorin Rusia 2018.