VËLLAZNIMI-2KORRIKU

Vëllaznimi para Superligës, rikthehet për fitore
7 May, 2017 @19:02
Skuadra e 2 Korrikut nga Prishtina mbylli pjesën e parë me avantazh 0-1 në Gjakovë. Djelmoshat e ri prishtinas kërkuan të bëjnë befasi për të shpresuar edhe më shumë në arritjen e Superligës pasi që janë në luftë për një vend që dërgon në barazh.
Por, kuqezinjtë e Gjakovës, janë rikthyer plotëisht në pjesë të dytë të ndeshjes dhe përmes golave të shënuara nga Egzon Gashi dhe Dardan Rogova kanë përmbysur epërsinë e 2 Korrikut për të shënuar fitore 2-1.
Me këtë fitore, Vëllaznimi i është ngjitur kreut bashkë me Flamurtarin në Ligë të Parë. Dy skuadrat kanë 7 pikë më shumë sesa përcjellësit tjerë të tyre dhe i janë afruar shumë Superligës, 5 xhiro pa përfunduar stinori në Ligë të Parë.