LIRIA-DRITA

Liria-Drita, përfundon turpshëm
7 May, 2017 @18:38
Pasi që tifozët e Dritës pushtuan fushën e lojës në ndeshjen Liria-Drita, pas golit të shënuar të Lirisë me anë të Fillim Guraziut, referi pas gjysëm ore hamendje, ka ndërprerë ndeshjen.
FFK do të vendos për epilogun e kësaj ndeshjeje.
Sulme me gurë janë parë nga tifozët e Dritës. Një polic është lënduar dhe është dërguar për spital.
Tifozët e Dritës të pakënaqur me vendimin e gjyqtarit për akordim te penalltisë në favor të Lirisë, sulmuan gjyqtarët e ndeshjes.
‘Intelektualët’ gjilanas provuan që të futën edhe në terren për t’i qëruar hesapet me tifozët prizrenas, mirëpo, falë policisë u parandalua një ekses i përmasave edhe më të mëdha.