VENDIMI I KG-së

Foto: KF Drita
Liria e Drita, në disciplinore
8 May, 2017 @15:55
Përveç që ka regjistruar me rezultat zyrtar ndeshjen në të mirë të Lirisë, 3-0, kryetari i KG-së, Ismet Ahmeti ka hapur procedurë disciplinore për skuadrat e Lirisë dhe Dritës.
Pas raporteve të personave zyrtarë të FFK-së, mjeteve të informimit dhe inçizimeve televizive KG ka gjetur prova për inicim të procedurës disciplinore, ku shkruan, si mëposhtë:
LIRIA: motivi - dështim në organizim të mirëfilltë të ndeshjes duke shkelur Nenin 48 të PG-së. Nuk e ka kualifikuar ndeshjen me rëndësi të veçantë, për ta mbuluar me numër më të madh policësh, ku kanë lejuar që mysafirët me lehtësi të kalojnë rrethojat dhe të konfrontohen me policinë, si dhe shikuesit vendas duke hedhur gjësende në fushë në drejtim të bankës mysafire.
DRITA: motivi - shkaktim i trazirave, demolim i rrethojave, konfrontim me policë, hyrje e dhunshme në fushë, pengim-ndikim në zhvillimin e lojës.