Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OLD TRAFFORD

4 vite pa Sir Alex, çfarë ndodhi me Unitedin?

4 vite pa Sir Alex, çfarë ndodhi me Unitedin?


8 May, 2017 @12:59

Po në këtë datë në vitin 2013, Sir Alex Ferguson njoftoi publikisht pensionimin e tij nga futbolli në fundin e sezonit që po mbyllej (2012/2013). Vendimi erdhi disa ditë pasi që United e siguroi titullin e 20 të Premier Leagues dhe normalisht, ky vendim bëri bujë tejet të madhe, pasi që një gjë e tillë as nuk ishte menduar e as nuk pritej.

E çfarë ndodhi me Manchester Unitedin pas largimit të Sir Alex?

Sezoni 2013/2014:

Skuadra e nisi sezonin me David Moyes në krye, njeriu që u zgjodh si pasardhës nga vetë Sir Alex, ndërsa e mbylli me Ryan Giggs si trajner i përkohshëm, pasi që shkarkimi i David Moyes ishte i paevitueshëm, me skuadrën nga ‘Old Trafford’ që ishte në vendin e shtatë, larg synimeve sezonale, e eliminuar nga kupat shtetërore dhe e eliminuar nga Bayerni në çerekfinale të Champions Leagues.

Sezoni i Premier Ligës u mbyll me 19 fitore, 7 barazime e plot 12 humbje, numër ky tepër i madh i disfatave për kampionin në fuqi të Anglisë. Gjithashtu, United shënoi vetëm 64 gola në 38 ndeshje, duke krijuar pakënaqësi te fansat sa i përket lojës së zhvilluar. Kujtimi i vetëm i David Moyesit tek United mbeti triumfi në Superkupën angleze në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit. Sa i përket lojtarëve, pakënaqësi të mëdha pati edhe brenda grupit, ndërsa ai që ishte me fat nga epoka ‘Moyes’ ishte Adnan Januzaj, që pati një sezon shumë të mirë me skocezin drejtues të skuadrës.

Sezoni 2014/2015:

Pritej një epokë e re nën drejtimin e Louis Van Gaal, trajner ky me përvojë tejet të madhe në shtete të ndryshme si trajner i shumë skuadrave gjigante evropiane. Shumë largime e shumë ardhje të reja. Fillim i tmerrshëm me eliminim 4-0 nga MK Dons në Kupën e Ligës, mirëpo një lloj përmirësimi që u pa me kalimin e kohës, duke bërë kështu që sezoni të mbyllej në vendin e katërt dhe Champions League të sigurohej.

20 fitore, 10 barazime dhe 8 humbje. Vetëm 62 gola të shënuara, edhe më pak sesa nën drejtimin e David Moyes! Një tjetër sezon që solli pakënaqësi të mëdha, por që ‘u harrua’ paksa për shkak të arritjes së vendit të katërt.

Sezoni 2015/2016:

Zakonisht sezoni i dytë i një trajneri te një klub është më i mirë, por kjo nuk ndodhi me Louis Van Gaalin. Eliminim nga grupet e Champions Leagues nga skuadra si PSV e Wolfsburg, mosarritja e vendit të katërt, vetëm 49 gola të shënuara gjatë 38 ndeshjeve të Premier Ligës dhe shkarkimi i paevitueshëm. Suksesi i vetëm i Van Gaalit në këtë sezon ishte triumfi në FA Cup, kupë që mungonte në ‘Old Trafford’ që shumë vite, por që ishte e pamjaftueshme për ta mbajtur holandezin aty.

Për t’u përmendur është edhe promovimi i disa talentëve nga akademia në skuadrën e parë, lojtarë që pritet ta bartin lojën e Unitedit edhe në vitet e ardhshme.

Sezoni 2016/2017

Ardhja e Mourinhos, transfere premtuese dhe një frymë e re. Fillim i mirë i sezonit, një skuadër e fortë që vështirë mposhtet, por që vështirë shënon. Ky është Unitedi i Mourinhos pak xhiro para fundit të sezonit. Një skuadër që luan më mirë në Kupa sesa në Ligë, një skuadër që krijon shumë e shpërdoron shumë. 35 ndeshje në ligë: 17 fitore, 14 barazime e 4 humbje, kjo shpjegon gjithçka.

Triumfi në Kupën e Ligës dhe në Superkupën angleze bëri që Mourinho ta nis me 2 trofe aventurën e tij te United, aventurë e cila mund të mbyllet me 3 trofe nëse United e fiton edhe Europa Ligën në fund të majit, triumf që do të nënkuptonte kualifikim direkt në Champions League, pasi që arritja e vendit të katërt duket se është bërë e pamundur.

Kështu, 2013-2017: 3 trajnerë, shumë investime, shumë ardhje e largime, por jo United i Sir Alexit. Skuadra nga ‘Old Trafford’ ende nuk e ka rikthyer fuqinë e dekadës së kaluar dhe se edhe sa vite tjera do të duhen për këtë, mbetet të shihet!


FENIKS - LIBURN

Feniksi e mbyll sezonin me fitore

Futsall Superliga

Feniksi e mbyll sezonin me fitore

08/05/17 @ 11:52

ATDHE NUHIU

Nuhiu pranë Premier Ligës!

Premier League

Nuhiu pranë Premier Ligës!

08/05/17 @ 10:50

BESIKTAS - FENERBAHÇE

Përjashtime, tensione por jo fitues!

International

Përjashtime, tensione por jo fitues!

07/05/17 @ 19:59

KOSOVA(P)-VLLAZNIA

Portieri Bajrami i sjell fitoren Vllaznisë në Prishtinë

FFK Liga e parë

Portieri Bajrami i sjell fitoren Vllaznisë në Prishtinë

07/05/17 @ 19:46

VUSHTRRIA-DUKAGJINI

Vushtrria ndal Dukagjinin, shpresa për barazh

FFK Liga e parë

Vushtrria ndal Dukagjinin, shpresa për barazh

07/05/17 @ 19:43

ARSENAL - UNITED

Xhaka shënon, Wengeri mposht Josen

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë

Xhaka shënon, Wengeri mposht Josen

07/05/17 @ 19:24

MEDIA TALK

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

Premier League/Serie A/Transfere

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

30/07/23 @ 19:44

DANEZI NË OLD TRAFFORD

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

Premier League/Serie A/Transfere

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

30/07/23 @ 14:11

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

MEDIA TALK

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

04/07/23 @ 11:10

PREMIER LEAGUE

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

Premier League

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

21/06/23 @ 10:36

the GUNNERS

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

Champions League/Premier League/Transfere

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

14/06/23 @ 08:56

PARADA E FITUESVE

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

Champions League/Premier League

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

11/06/23 @ 23:51

MANCHESTER CITY KAMPION EVROPE

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

Champions League/Premier League

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

10/06/23 @ 23:03

CITY FITON EDHE KUPËN

Manchester City fiton edhe FA Cup

Premier League

Manchester City fiton edhe FA Cup

03/06/23 @ 21:08

POCH ZYRTARIZOHET TE CHELSEA!

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

Premier League/Transfere

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

30/05/23 @ 14:23


 
Të gjitha lajmet nga Premier League