ZEKIRIJA RAMADANI

Ramadani: Meritorë janë këta luanë
9 May, 2017 @18:08
Në deklarataën e tij pas ndeshjes, trajneri i Trepçës’89, Zekirija Ramadani, i ka quajtur luanë lojtarët e tij, derisa ka thënë se është mjaft i emocionuar me titullin e fituar.
“Ky është titulli i dytë i imi personal. Jam shumë i emocionuar. Jam krenar që jam trajner i Trepçës’89. E merituam, por më meritorët janë lojtarët tanë luanë. Tre ndeshjet e radhës do t’i shfrytëzojmë si ndeshje për përgatitje para daljes në arenën ndërkombëtare,” ka thënë ai menjëherë pas ndeshjes për mikrofonin e kanalit transmetues të ndeshjes.
Me fitore ndaj Besës në Pejë sot, Trepça’89 për herë të parë në histori të klubit është shpallë kampione e Kosovës.