Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFITOJNË DURRËSI, VLORA DHE KORÇA

3 stadiume të reja në Shqipëri

3 stadiume të reja në Shqipëri


5 January, 2023 @22:41

Një njoftim i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë bujë të madhe sot në opinionin sportiv shqiptar, ndërsa ai ka bërë të ditur se do të hapen konkurset për tre stadiume të reja në Shqipëri.

Qytetet që do të përfitojnë janë Durrësi, Vlora dhe Korça, ndërsa pritet të renovohet edhe “Selman Stërmasi” i Tiranës ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, me fjalën “besoj”.

Konkursi do të hapet këtë pranverë, ndërsa detaje tjera nuk janë bërë të ditura. Gjithashtu, Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka dhënë asnjë sqarim ende për këto plan-projekte të mëdha të publikuara nga Rama!

Edi Rama, post

“3 stadiume të reja nisin me 3 konkurse ndërkombëtare brenda pranverës, në Durrës, Vlorë dhe Korcë. Dhe “Selman Stërmasin” me Bashkinë e Tironës, besoj,” ka shkruar Rama në llogaritë e tija zyrtare të rrjeteve sociale.

Stadiumet “Niko Dovana” në Durrës, “Flamurtari” në Vlorë dhe “Skënderbeu” në Korçë bashkë me “Selman Stërmasin” e Tiranës janë përfolur shumë herë për rikonstruktim, por asnjëherë deri tash nuk kishin marrë dritë të gjelbër për të nisur rindërtimi i plotë i tyre. Ato janë pronësi e bashkive përkatëse, por u janë dhënë në përdorim klubeve që luajnë ndeshjet aty.

Kujtojmë, në Shqipëri për ndeshje ndërkomëbtare të garave të UEFA-së deri tash janë të lincensuara sipas radhës “Elbasan Arena” në Elbasan, “Loro Boriqi” në Shkodër dhe së fundi, “Air Albania” në Tiranë.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore