MANCHESTER CITY 5-1 WATFORD

4 gola nga Gabriel, për 4 pikë dallim!
23 April, 2022 @19:01
Manchester City nuk e ka pasur kundërshtarin e vështirë sot, ndërsa e ka kaluar pritur lehtë, duke e mposhtur me rezultat 5-1 [Gabriel Jesus 4, 22, 49p. 53, Rodri 34 - Kamara 28] në Etihad.
Sulmuesi i vetëm klasik i ekipit, brazilani Gabriel Jesus, ka shënuar katër gola në fitore ndërsa ka bërë edhe asistimin e vetëm në golin e Rodrit. Jesus dy herë u asistua nga Kevin de Bruyne, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Hassane Kamara.
Manchester City i Pep Guardiolës tash është në pole-pozition për titull kampioni dhe ajo varet nga vetë ata. Atyre u duhen fitore në ndeshjet e mbetura të stinorit që në muajin tjetër të bëhen kampionë!
Watfordit aktualisht i duhen edhe shtatë pikë për të dalë nga zona e rënies. Sot thjesht e pamundur ndaj super Cityt, por në ndeshjet tjera, shpresa vazhdon, edhe pse në rënie të plotë.
Në luftën për titull, presioni tash është te Liverpooli i Jurgen Kloppit, që po ndjek në hap Cityn e Guardiolës.