ARBËRIA - VITIA

5 gola në Lipjan, Arbëria mposhtë Vitinë e rënë nga liga
14 May, 2022 @18:39
Ndaj Vitisë së rënë nga liga, Arbëria ka shënuar fitore në xhiron përmbyllëse të sezonit në Ligën e Parë.
Skuadrën e Vitisë Arbëria e mposhti me rezultatin përfundimtar 3-2.
Ndeshja në fjalë ishte shumë e mirë dhe prodhoi plot raste për shënim, mes të cilave edhe plot 5 gola, e në fund fitores iu gëzua skuadra nga Dobraja.
TABELA PËRFUNDIMTARE E LIGËS SË PARË
Kështu, Arbëria e mbyllë këtë sezon të Ligës së Parë në vendin e pestë të Grupit B, kurse Vitia e mbyllë sezonin në vendin e fundit dhe vitin tjetër do të garojë në Ligën e Dytë.