INTER 5-1 SAMPDORIA

Garda e nderit nga Sampdoria për kampionin Inter. Foto: Inter
5 nga kampioni
8 May, 2021 @19:53
Kampioni i Seria A, Inter, ka vazhduar formën e shkëlqyeshme të këtij stinori duke mposhtur Sampdorian në shtëpi me rezultatin e thellë 5-1.
Festivalin e golave për Interin e hapi Gagliardini në minutën 4’, për ta vazhduar Sanchezi me një dy-golësh në minutat 26’ dhe 36’. Për Sampdorian shënoi Keita në minutën e 35’.
Pjesa e dytë vazhdoi me tempon e njëjtë, me Interin që ishte skuadra që vazhdimisht kërkonte golin. 5 minuta pasi u inkuadrua në lojë, Pinamonti shënoi golin e katërt për Interin. Njëkohësisht, ky ishte goli i parë i Pinamontit me fanellën e Interit. Golin e pestë e shënoi Martinezi nga penalltia.
Kjo ishte fitorja e 13 e Interit në 15 ndeshjet e fundit. Humbjen e fundit në kampionat ia kishte shkaktuar pikërisht Sampdoria xhiron e 16.