NBA
6 skuadra e sigurojnë Play Offin në Lindje
13 May, 2021 @12:24
Me fitoren e Atlanta Hawksit ndaj Washingtonit, janë caktuar 6 skuadra që e siguruan Play Offin në NBA në Konferencën Lindore.
Philadelphia 76ers, Brooklyn Nets, Milwaukee Bucks, Atlanta Hawks, Miami Heat dhe New York Knicks, e siguruan Play Offin për sezonin 2020/21.
Për 2 vendet e mbetura në Konferencën Lindore, do të luftojnë skuadrat: Boston Celtics, Charlotte Hornets, Indiana Pacers, Washington Wizards dhe Chicago Bulls.
Këto 5 skuadra (njëra do të mbetet jashtë), do të luftojnë së pari në Play-In (pozitat 7-10) e më pas do të caktohet 8-shja përfundimtare e Play Offit 2020/21.