REAGIMI I KLUBIT NE FACEBOOK
Peja: Rikthehemi fuqishëm vitin tjetër
11 May, 2021 @22:50
Skuadra e Pejës është mposhtur në serinë finale të PlayOffit të Superligës për të tretën herë radhazi nga Golden Eagle Ylli dhe kështu ëndrrat për të rikthyer titullin kampion në Pejë, kanë mbaruar.
Mirëpo, klubi është treguar optimist në postimin e menjëhershëm pas ndeshjes, duke thënë se ekipi do të kthehet edhe më fuqishëm vitin tjetër, por edhe ka uruar rivalët.
“Përfundon ndeshja në Karagaç, përfundon rrugëtimi ynë për kampion të Kosovës. Jemi të dëshpëruar që nuk arritëm ta sjellim titullin në Pejë. Rikthehemi fuqishëm vitin tjetër. Urime KB Ylli për titullin e parë, urime Suharekë,” ka përfunduar teksti në faqen zyrtare të verdhezinjëve.
Peja kishte përfunduar stinorin në pozitë të katërt përgjatë stinorit të rregullt. Mposhti rekord-kampionen Sigal Prishtina në çerekfinale të PlayOffit dhe kaloi Ponte Prizrenin 3-2 në gjysmëfinale, për të arritur në finalen e madhe. E aty, suharekasit u treguan të pakompromis në secilën ndeshje për të arritur suksesin historik.