PAS TRIUMFIT
Egzon Kuqi: Nuk do të ndalemi
11 May, 2021 @23:17
Kapiteni i skuadrës së Golden Eagle Yllit, Egzon Kuqi, ka qenë jashtëzakonisht i gëzuar me titullin e parë të kampionit, derisa emri i tij do të mbetet në histori si kapiten i ekipit historik që solli titullin e parë në Suharekë.
Golden Eagle Ylli edhe pse nuk kishte epërsinë e terrenit vendas, ka arritur që të mposht Pejën në serinë finale të PlayOffit të Superligës 3-0 për tu kurorëzuar me titullin e parë të kampionit në histori të klubit.
”Është ndjenjë e papërshkrueshme. Është titulli i parë. Jemi munduar shumë për të arritur deri këtu. Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë kështu edhe në vitet e tjera,” ka thënë Kuqi pas ndeshjes.