PAS NDESHJES
Erjon Kastrati: Rezultati 3-0 nuk ka qenë real
11 May, 2021 @22:59
Njëri ndër transferet më të bujshme të Golden Eagle Yllit këtë stinor, Erjon Kastrati, ka thënë se ndeshjet finale nuk kanë qenë aspak të lehta dhe seria 3-0 e finales nuk ka qenë e lehtë siç duket.
Reprezentuesi i Kosovës ka qenë jashtëzakonisht i emocionuar menjëherë pas ndeshjes, derisa kanë festuar me bashkëlojtarët titullin e parë dhe historik të kampionit të Kosovës me skuadrën e Golden Eagle Yllit.
“Vështirë të them diçka. Krejt jemi gëzuar shumë. Urime Pejës për lojën dhe për luftën e treguar. Tjetër, s’di çka të them. Gëzimi është shumë i madh. Rezultati 3-0 nuk ka qenë real, lojërat kanë qenë shumë të vëshitra, por unë besoj që kemi merituar fitoren dhe titullin kampion,” ka thënë Kastrati menjëherë pas ndeshjes.
Përndryshe, Golden Eagle Ylli këtë sezon ka fituar edhe trofeun e parë në histori të klubit, duke u kurorëzuar me titullin e edicioninit inaugurues të Ligës Unike dhe pas kësaj pasoi edhe më e kërkuara, titulli kampion - që u arrit me shumë mund, derisa ekipi kaloi kohëra të vështira duke ndërruar trajnerë përgjatë stinorit, tre herë, e për të përfunduar stinorin me Adis Beciragicin, me të cilin festuan trofetë.