KUPA E KOSOVËS: BASHKIMI (F) - PRISHTINA (F)
7 pikë dallim pas pjesës së parë
27 February, 2019 @15:01
Ka përfunduar para pak çastesh pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kosovës te femrat, ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës.
Skuadra e Prishtinës, që drejtohet nga Fidan Shatri është në avantazh pas pjesës së parë me 7 pikë dallim, 39-32 [25-10 dhe 14-22].
Më efikasja te Prishtina aktualisht është amerikania Braennan Farrar me 13 pikë të shënuara, ndërsa te Bashkimi po dallohet Danisha Shaw me 18 të shënuara.