JALEN MCGAUGHY
I posaardhuri lëndohet dhe largohet nga ekipi
27 February, 2019 @8:38
Qendra e re e ekipit të Rahovecit është lënduar. Jalen McGaughy që kishte arritur disa ditë më parë si përforcim, veçanërisht për Final 8 të Kupës për ekipin e vreshtarëve, tashmë s’është pjesë e ekipit.
“Gjatë stërvitjeve ai pësoi një lëndim të rëndë në këmbë dhe pas vizitës dhe konstatimit të mjekut, u desht të udhëtojë në SHBA për ndërhyrje kirurgjike,” ka shkruar njoftimi i KB Rahoveci lidhur me lojtarin.
McGaughy 210 centimetra i gjatë ka udhëtuar drejt SHBA-së dje, ndërsa Rahoveci në Final 8 të Kupës së Kosovës që nis sot, do të ndeshet me Don Boskon në ora 19:00.
Aktualisht, pa McGaughyn ekipi i Rahovecit ka tre të huaj në ekip. Jalen nuk ka luajtur asnjë ndeshje për Rahovecin dhe debutimi i tij pritej të bëhej sot në kuadër të Kupës së Kosovës.