ARMANDO SADIKU
7.5 milionë për Sadikun!
28 June, 2016 @17:21
Vetëm pak muaj më parë, skuadra e zvicerane, Zurich, e largonte Armando Sadikun në formë huazimi në skuadra të tjera, duke e konsideruar të panevojshëm për vete.
Mirëpo sulmuesi nga Elbasani me paraqitjet e tij ka bërë që drejtuesit e Zurichut të ndryshojnë për 180 shkallë.
Tani Zurichu kërkon hiq më pak se 7.5 milionë euro për dëmshpërblimin e Sadikut, nëse ky i fundit dëshiron të luajë në ndonjë skuadër tjetër.
“Pas një bisede që menaxheri im ka bërë me drejtuesit e Zyrihut, ata i kanë konfirmuar se kërkojnë 7.5 milionë euro për kartonin tim,” ka thënë Sadiku, bën të ditur Telesport.
Sadiku në stinorin e fundit ishte i huazuar te skuadra e Vaduzit, me të cilën arriti që të mbijetojë në Superligën zvicerane, derisa rënies nuk arriti t’i shpëtojë skuadra e Zurichu.