SHQIP NË BOTË
71 minuta për Milot Rashicën
29 January, 2017 @16:06
Përveç Arbër Zenelit, startues për skuadrën e tij sot ishte edhe Milot Rashica.
Rashica startoi dhe luajti për gjithsej 71 minuta në takimin që Vitesse e luajti në shtëpi ndaj AZ Alkmaarit. Ndeshja u mbyll me rezultat 2-1 në të mirë të Vitesses.
Anëtari tjetër i përfaqësueses së Kosovës që luan në Eredivisie, Bersant Celina, sot u përjashtua me karton të kuq në takimin ndaj Zwolles.