RAJON RONDO

A do të mbetet në Boston?
23 September, 2014 @21:20
Lajmeve se a do të largohet nga skuadra e Bostonit, Rajon Rondo, kryetari i skuadrës Danny Ainge iu përgjigj në mënyrë koklavitëse.
Ainge, me deklarata interesante ia turbulloi mendimet e tifozëve, duke thënë se Rondo nuk është një lojtar që nuk mund të përdoret në shkëmbim, por dëshirojnë që ta mbajnë në skuadër.
“Përgjigjen e vërtetë, nuk e di as unë, nuk kam bërë ndonjë procedurë për ta shkëmbyer Rondon, edhe ai deklaroi se është i lumtur tek Bostoni. Por nuk do të thotë se nuk mund të shkëmbehet, megjithatë gjërat po zhvillohen në favor se Rajon do të mbetet në skuadër” kështu u shpreh kryetari jo i sigurt i keltëve.
Video
Rajon Rondo