TONY PARKER

Dëshirojmë përsëri trofe
22 September, 2014 @11:53
Ylli françez i San Antonio Spursit, Tony Parker, tregoi synimet e skuadrës së tij, për stinorin 2014/15.
Parker, me San Antonion, është bërë katër herë kampion, ndërsa qëllimi kryesor i skuadrës është që ta përsërisin këtë sukses edhe në stinorin e radhës.
“Në histori të skuadrës, asnjëherë San Antonio nuk është bërë kampion dy vite radhazi, jemi të përqëndruar që ta realizojmë këtë”, tha françezi, i cili ishte njëri ndër lojtarët kryesorë, në suksesin e vitit të kaluar, që mposhtën në finale Miamin me rezultat 4-1.