ROMA - UDINESE

Foto: ASRoma/fb
Abraham çon Romën në pozitën e katërt
23 September, 2021 @23:35
Një gol i vetëm ka vendosur ndeshjen, ndërsa ka qenë anglezi Tammy Abraham që ka shënuar për fitoren e Romës ndaj Udineses 1-0 sonte në Olimpico [Abraham 36].
Roma që drejtohet nga Jose Mourinho ka pësuar disfatën e parë të stinorit në xhiron e pestë nga Verona, por fitorja e sotme kthen në katërshen kryesore të Serie A-së giallorossët, që marrin fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit.
Abraham që arriti nga Chelsea për afro 40 milionë euro në verën 2021, tashmë ka shënuar tri herë për Romën në shtatë ndeshje dhe ky është goli i dytë i tij në pesë paraqitje në Serie A.