DITËLINDJA NR. 26
Abrashi feston sot
27 March, 2016 @13:29
Njëri ndër mesfushorët të 11-shes së parë të kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, sot feston ditëlindjen e tij të 26.
Abrashi që aktualisht është lojtar i Freiburgut në Bundesliga 2, ka qenë pjesë e ekipit edhe mbrëmë në humbjen e kuqezinjëve ndaj Austrisë 2-1 në Ernst Happel të Vienës.
Me origjinë gjakovare, Abrashi i lindur në Zvicër është pjesë e Shqipërisë që nga vitit 2013, kurse deri tash ka pasur 17 ndeshje me fanellën kuqezi.