BASKETBALL CHAMPIONS LEAGUE
AEK triumfon në Ligë të Kampionëve
7 May, 2018 @11:52
Skuadra që eliminoi Nymburkun e Dardan Berishës në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve të basketbollit, AEK, ka fituar mbrëmë titullin e parë në këtë garë.
AEK ka mposhtur Monacon në finale të Final Fourit, që u mbajt në OAKA Arena të Athinës, me rezultat 100-94.
“Kemi bërë diçka speciale që do të mbetet në histori të AEK-ut. Tifozët kanë qenë fenomenal dhe i falenderoj shumë. Çdokush punon për rezultate dhe trofe, por askush s’e respekton ndërtimin e një ekipi. Ndonjëherë shpërblim është t’i shohësh lojtarët që ngriten në lojë. Trofetë nuk janë synimi ynë i vetëm. Kemi shumë të tillë në histori, por fatkeqsisht, nuk mund t’i fitojmë ato për çdo vjet. Kështu që, do të provojmë të ndërtojmë edhe më ekipin, për të bërë hapa shtesë dhe më të mira për çdo stinor të radhës,” ka thënë pas fitores në finale, trajneri i AEK-ut, Dragan Sakota.
MVP i finales, Mike Green, ka qenë i pandalshëm në tre çerekët e parë të ndeshjes, duke shënuar 18 nga 19 pikët e tij. Kevin Punter shtoi 16 pikë të tjera, ndërsa Dusan Sakota shtoi 16 të tjera në fitore.
Monaco lejoi për herë të parë që një ekip t’ua shënojë 100 pikë në Ligë të Kampionëve të basketbollit. MVP i stinorit të rregullt, Manny Harris, nuk ishte në ditën e tij, duke shutuar 4/13 ndërsa lojën e përfundoi me 9 pikë e 10 kërcime.
Ky ka qenë stinori i dytë i Ligës së Kampionëve të basketbollit dhe AEK është kampion i dytë i garës. Stinorin e kaluar këtë garë e kishte fituar Tenerife e Gran Canarias të Spanjës.
Në raundin e parë kualifikues të kësaj gare, kishte marrë pjesë edhe Sigal Prishtina, që ishte eliminuar po aty.