GAME 2: CELTICS - 76ers
Prej -22 në fitore
4 May, 2018 @10:27
Boston Celtics nuk gaboi as në ndeshjen e dytë të serisë kundër Philadelphia 76ers, pasi që i mposhtën me rezultat 108-103.
Philadelphia gjatë ndeshjes e krijoi një epërsi prej 22 pikëve, por Bostoni arriti të këndellet dhe në fund e mposhti kundërshtarin dhe kaloi 2-0 në epërsi në seri.
Jayson Tatum, ishte koshashënuesi më i mirë te keltët me 21 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Terry Rozier me 20 sosh.
Te Philly, me i dalluari ishte JJ Redick me 23 pikë të shënuara.
Rezultati në seri është 2-0 në favor të Bostonit, derisa dy ndeshjet e radhës do të luhen te palestra e Philadelphias.