LISTA E LOJTARËVE

Afrim Tovërlani publikon ftesat për Kosovën U21
15 September, 2022 @14:18
Selektori i ri i Kosovës U21 Afrim Tovërlani përmes një konference për shtyp ka bërë të ditur emrat e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e radhës.
Kështu, sipas shpjegimeve të tij në konferencë kjo është 25-shja e lojtarëve të ftuar për duelin e radhës, ku Kosova U21 do të zhvillojë ndeshje miqësore.
Leo Besson, Rijad Bytyqi, Erion Avdija, Amar Gërxhaliu, Vleron Statovci, Arbnor Aliu, Argjend Pacolli, Erdin Dushi, Florian Haxha, Egzon Rexhaj, Elvis Letaj, Buron Humolli, Art Smakaj, Doni Arifi, Lulzim Peci, Adem Podrimaj, Milot Avdyli, Arlind Rexhepi, Norik Humolli, Besfort Zeneli, Edin Hyseni, Dion Krasniqi, Elidon Qenaj, Arian Llugiqi dhe Veton Tusha.
Kosova U21 do të luajë miqësore ndaj Grenlandës gjatë këtij muaji.