KUQEZI
Kuqezi edhe në ndeshjet zyrtare
27 August, 2015 @16:36
Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka marrë një lajm të mirë pak ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Danimarkës.
Lajmi i mirë ka ardhur pikërisht nga pozita e mbrojtjes, ku tekniku italian ka më së shumti telashe për shkak të lëndimit të Mërgim Mavrajt dhe formës jo të mirë tek Lazio të Lorik Canës.
De Biasi tani do të mund të llogarisë edhe tek mbrojtësit Arlind Ajeti, Berat Xhimshiti dhe Naser Aliji, të cilët kanë marrë leje nga FIFA për të pasur të drejtë loje në ndeshjet zyrtare me kuqezinjtë.
Ajeti dhe Aliji kanë pasur më parë paraqitje me fanellën e Shqipërisë në ndeshjet miqësore, derisa Xhimshiti ende nuk e ka veshur asnjëherë fanellën kuqezi.
Shqipëria do të përballet me Danimarkën më 4 shtator në Kopenhagë, derisa vetëm tre ditë më vonë do ta pret Portugalinë në stadiumin e Elbasanit.