VJEN EDHE NJË LEGJIONAR
Alban Pnishi, i thotë ‘po’ Kosovës
4 November, 2015 @13:12
Mbrojtësi i lindur në Zvicër dhe me origjinë nga Gjakova, Alban Pnishi, është lojtar i fundit që ka pranuar ftesën e përfaqësueses së Kosovës.
Njoftimin e ka dhënë Telegrafi sot, derisa Pnishi që është lojtar i Grasshopersit është njëri ndër mbrojtësit më të dalluar të skuadrës elite zvicerane.
Pnishi 25 vjeç karrierën profesioniste e ka nisur në Wohlen, ku ka luajtur mbi 5 stinorë derisa këtë verë kaloi te Grasshopersi ku aktualisht ka edhe një gol të shënuar në Superligën zvicerane.