NASER ALIJI
Aliji prezentohet në skuadrën e re
18 January, 2015 @17:50
Skuadra Vaduz do të jetë “shtëpia” e re për futbollistin shqiptar, Naser Aliji.
Ekipi nga Lihtenshtajni që garon në Superligën zvicerane, ka huazuar 21 vjeçarin deri në fund të këtij stinori nga kampioni zviceran, Basel, me opcion të vazhdimit të kontratës edhe për një vjet.
Aliji, i cili ka kontratë me Baselin deri në vitin 2017, në skuadrën e tij të re do të ketë rastin që të përfitojë më shumë minutazhë për të “pjekur” sa më shumë si lojtar, gjë që është edhe arsyeja kryesore e këtij transferimi.
Mbrojtësi i krahut të majtë së fundi kishte pranuar që t’i bashkohet edhe kombëtares Shqiptare, megjithëse kishte kaluar në reprezentacionet e grupmoshave të ndryshme të Zvicrës.
Naser Aliji vom @FC_Basel bis 30. Juni 2015 auf Leihbasis zum FC Vaduz. Herzlich willkommen. #naseraliji pic.twitter.com/wdGsI5C1bW
— FC Vaduz (@VaduzFC) January 17, 2015