NGA RAPIDI
Almir Oda - përforcim i ri i Ballkanit
4 September, 2024 @14:57
Futbollisti i ri i rritur në Austri, Almir Oda, është përforcimi më i ri i Ballkanit. Skuadra e Odës ku u rrit ai si lojtar, Rapid i Vienës ka publikuar në ëebfaqen zyrtare të klubit njoftimin se ai po largohet nga ekipi për tu bërë pjesë e kampionit të Kosovës, FC Ballkani.
Oda 20 vjeç, është 182 centimetra i gjatë, ndërsa është lojtar që zotëron qendrën e mesfushës si pozitë ideale e tij. Ai pos asaj austriake, ka edhe nënshtetësi verimaqedonase. Oda ka luajtur në të gjitha gjeneratat e Rapid Vienës që prej moshës rinore, duke u graduar në U-15, U-16, U-18 dhe së fundi në ekipin e dytë të Rapidit. Vlera e tij në Transfermarkt llogaritet të jetë rreth 125 mijë euro.
Ballkani, që është lider aktual i kampionatit të Kosovës së fundi është ndarë nga trajneri me të cilin arritën të gjitha sukseset si klub, Ilir Daja. Ekipi suharekas është në kërkim të trajnerit të ri të ekipit, për të cilën mediat nga Shqipëria kanë bërë të ditur se janë duke biseduar me Orges Shehin dhe Artim Pollozhanin.
Rapidi duke treguar se me Almirin ekipi i dytë i Rapidit ka siguruar ligën e dytë austriake, ka bërë të ditur se ai ka qenë pjesë e kombëtares U-19 të Austrisë.