LIGA E FEMRAVE
Amani Alexander me triple-double, vazhdon kriza te KBF Trepça
12 February, 2021 @15:15
Skuadra e Kastriotit, duke e mposhtur KBF Trepçën, me rezultat 87-60, e përfundoi serinë prej 4 humbjeve rresht.
Treshja Andrea Iavarone, Agnesa e Rrahmani dhe Amani Alexander, ishin të pakapshme për mbrojtjen e KBF Trepçës.
Iavarone luajti me double-double prej 29 pikëve e 20 kërcimeve, Rrahmani me 24 pikë dhe Alexander shkëlqeu me shifrat magjike triple-double prej 16 pikëve, 12 asistimeve e 14 kërcimeve.
Te Trepça u u veçuan Sihana Ramoja me 21 pikë, Alyson Johnson me 19 pikë e 8 kërcime dhe Alma Muzliukaj me doube-double prej 10 pikëve e 10 kërcimeve.
Kastrioti e regjistroi fitoren e dytë të stinorit dhe me 11 humbje gjendet në pozitën e parafundit, derisa kjo ishte humbja e dhjetë rresht për skuadrën mitrovicase dhe me bilanc prej 1 fitoreve e 12 humbjeve gjendet në pozitën e fundit në Ligën e Fermave.
Në xhiron tjetër Kastrioti takohet me Bashkimin në Prizren, kurse Trepça e pret Vëllaznimin.