NEW BASKET - DRITA
2 minutat e fundit vendimtare, rikthehet kreu
12 February, 2021 @14:53
Dy skuadra në formë në Ligën e Parë, New Basket dhe Drita, u takuan sot në Prizren.
Në ndeshjen ku rezultati ishte i ngushtë deri në çerekun e katërt, Drita u tregua më e suksesshme në 2 minutat e fundit të ndeshjes.
Skuadra gjilanase e krijoi epërsinë me Barmore, Maksutin, Memetin e Shalën dhe kështu e regjistruan fitoren me rezultat 72-79.
Xzavier Barmore ishte më i dalluari me 19 pikë, 10 asistime, 4 topa të rrëmbyer e 2 kërcime. Pas tij u veçuan edhe Arian Memeti me 16 pikë e 10 kërcime, Qëndrim Demi me 12 pikë dhe Rinor Ahmeti me 10 pikë të tjera.
Te New Basketi më i miri ishte Aron Njike me double-double prej 25 pikëve e 11 kërcimeve.
Skuadra e Dritës, pas humbjes në xhiron e parë, ende nuk ka pësuar dhe serinë e fitoreve e ngriti në 10 ndeshje, kurse New Basket u njoftua me humbje pas 4 fitoreve rresht.
Drita me 10 fitore e 1 humbje gjendet në pozitën e parë në Ligën e Parë, derisa New Basket me 6 fitore e 5 humbje aktualisht gjendet në pozitën e katërt me një ndeshje më shumë