LIGA e PARË
Kthehen mungesat, kthehen fitoret
11 February, 2021 @21:33
AS Prishtina e mposhti Prishtinën e Re me rezultat 76-71.
Në fitoren e AS Prishtinës luajti rol edhe rikthimi i Don Polloshkës, i cili kishte munguar në Kupën e Kosovës, derisa basketbollisti gjakovar luajti rolin kryesor në fitore.
Polloshka luajti me 21 pikë, 8 asistime e 4 kërcime, kurse u ndihmua edhe nga Dardan Sejdiu me double-double prej 15 pikëve e 17 kërcimeve dhe Alban Latifaj që ishte afër shifrave triple-double.
Ky i fundit luajti me 12 pikë, 11 asistime e 8 kërcime.
Te Prishtina e Re u dalluan Luftim Cikaqi me 20 pikë e 11 kërcime dhe Arti Islamaj me 12 pikë të tjera.
AS Prishtina me një ndeshje më shumë ngritet në pozitën e parë me 10 fitore e 1 humbje, kurse Prishtina e Re me 1 fitore e 10 humbje gjendet në pozitën e parafundit.