NAPOLI

Amir Rrahmani startues në duelin ku pritet ngritja
23 January, 2022 @14:24
Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, do të jetë startues në përballjen që Napoli e luan sot prej orës 15:00 ndaj Salernitanës.
Napoli po kërkon fitore në këtë ndeshje, ndërsa shpreson që sonte Milan të humbë pikë në përballjen derbi ndaj Juventusit, ashtu që t’i kthehet pozitës së dytë në renditje të Serie A.
Napoli ka aktualisht 46 pikë, ndërsa Milan 48. Lideri Inter ka 53 pikë.