RIKTHIM TE FITORJA

A&N i kthehet fitores pas 4 ndeshjesh
15 April, 2023 @23:39
Ka qenë Rahoveci skuadra e fundit që e fituan dhe pas katër ndeshjesh pa fitore, A&N fitoi përsëri. Përsëri ndaj Rahovecit, derisa lojtarët festuan për momentin ikjen nga pozita e parafundit e renditjes tabelare, ndërsa duket të kenë siguruar mbijetesën edhe më një fitore në xhirot e mbetura të Ligës së Parë Grupi A.
A&N 3-1 Rahoveci [Durim Gashi 18’, Rihan Zeqiri 37’, Liburn Shala 49’ — Edon Zeqiri 71’pen]. Me fitore, A&N që drejtohet nga Genc Tamniku ka dalë në pozitën e tetë të tabelës me 24 pikë nga 22 ndeshje momentalisht, ndërsa Rahoveci i qetë në mes të renditjes, ka 30 pikë.