PHOENIX 1-3 A&N

Nga fillimi i ndeshjes/ Foto: A&N/fb
A&N mposht edhe Phoenixin, kthehet në formë
9 November, 2022 @21:25
Si duket trajneri i ri i përkohshëm i ekipit të A&N Fatih Karahoda ka futur në formë ekipin, që pas rezultateve aspak të mira është këndellur dhe tashmë ka shënuar fitoren e dytë radhazi, duke e mposhtur ekipin që ka shpallë kandidaturën për Superligë, Phoenix.
Të drejtuar nga Gani Sejdiu me projekt Superligën së fundi, Phoenix nuk ka gjetur përgjigje për A&N-në prizrenase sot, derisa është mposhtur thellë në shtëpi, Phoenix 1-3 A&N [Mark Milicaj 54 - Qëndrim Gashi 17pen., Liburn Shala 58, Bashkim Shala 90].
Pas tre fitoreve radhazi Phoenix hyn në pushim dimëror me dy humbje radhazi! Ekipi nga Banja e Pejës kryen stinorin vjeshtor me 22 pikë nga 14 ndeshje në pozitën e pestë, ndërsa A&N që u këndell pas dorëheqjes së Nazmi Ramës, ka 16 pikë pas 14 ndeshjeve dhe është e teta në renditje.