ANGLIA - SHQIPËRIA
Anglia në Botëror, duke turpëruar Shqipërinë
12 November, 2021 @22:40
Nënkampionja e Evropës dhe gjysmëfinalistja e Botërorit të fundit, Anglia, ka turpëruar Shqipërinë në Wembley sonte, duke shënuar fitore të thellë 5-0 [Harry Kane 18’,33’,45+1’, Harry Maguire 9’, Jordan Henderson 28’] .
Me këtë fitore Anglia ka siguruar Botërorin “Katar ‘22”, ndërsa Polonia do të kërkojë mundësinë përmes PlayOffit.
Sa i përket ndeshjes, nuk ka çka të thuhet më shumë pos brilancës së “albionëve” në secilën pjesë të fushës, e kuqezinjtë të humbur e joserioz nga minuta e parë pësuan keq, ndër humbjet më të thella në histori.
Harry Kane shënoi hat-trick perfekt sonte, ndërsa nga një dhanë edhe Harry Maguire e Jordan Henderson.
Shqipërisë i ndikuan dy lëndimet e hershme të Marash Kumbullës e Keidi Bares, që u zëvendësuan në pjesë të parë.
Pas tre ditësh Shqipëria për tu vulosur si e treta në grup, duhet të mposht Andorrën në ndeshjen e fundit, mbyllëse të kampanjës kualifikuese në “Air Albania”.