TRE LUANËT
Anglia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë
18 March, 2021 @15:06
Përfaqësuesja e Anglisë ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e muajit mars.
Përzgjedhësi Gareth Southgate ka ftuar 26 lojtarë për ndeshjet kundër San Marinos më 25 mars, Shqipërisë më 28 mars dhe Polonisë më 31 mars.
Nga kjo listë, portieri i West Bromwich, Sam Johnstone, dhe sulmuesi i Aston Villa, Ollie Watkins, janë ftuar për herë të parë nga ekipi A i Anglisë.
Portierët: Dean Henderson, Sam Johnstone, Nick Pope
Mbrojtësit: Ben Chilwell, Conor Coady, Eric Dier, Reece James, Harry Maguire, Tyrone Mings, Luke Shaw, John Stones, Kieran Trippier, Kyle Walker
Mesfushorët: Jude Bellingham, Phil Foden, Jesse Lingard, Mason Mount, Kalvin Phillips, Declan Rice, James Ward-Prowse
Sulmuesit: Dominic Calvert-Lewin, Harry Kane, Marcus Rashford, Bukayo Saka, Raheem Sterling, Ollie Watkins