KUNDËRSHTARJA E SHQIPËRISË
Anglia tregon se kur do ta publikojë listën për ndeshjen me Shqipërinë
10 March, 2021 @19:54
Përfaqësuesja numër 4 në botë sipas renditjes së FIFA-s dhe rivali i Shqipërisë në kualifikimet për Botëror, Anglia, ka bërë të ditur datën se kur do ta bëjë publike listën e lojtarëve që do të jenë të grumbulluar për ndeshjet e muajit mars.
Sipas një njoftimi nga federata angleze, FA, lista do të jetë publike nga ana e përzgjedhësit, Gareth Southgate, me datën 18 mars, e enjte.
Lista do të vlejë për tri ndeshjet e këtij muaji, përfshirë këtu edhe ndeshjen me Shqipërinë që do të luhet në stadiumin Air Albania në Tiranë.
Anglia ndeshjen e parë e luan me San Marinon më 25 mars, më pas me Shqipërinë më 28 mars dhe në fund me Poloninë më 31 mars.