GAME 4: HEAT - BUCKS
Antetokounmpo me triple-double, Bucks deklason nënkampionin
29 May, 2021 @22:51
Milwaukee Bucks u bë skuadra e parë që u kualifikua në gjysmëfinale të Play Offin në NBA.
Bucks e mposhti Heatin edhe në ndeshjen e katërt me rezultat 103-120.
Giannis Antetokounmpo shkëlqeu për Bucksin. Super ylli grek luajti me shifrat magjike triple-double prej 20 pikëve, 15 asistimeve dhe 12 kërcimeve.
15 asistimet e Giannisit ishte shifra më e lartë në karrierën e tij në Play Off.
Përveç Antetokounmpos, u dalluan edhe Brook Lopez me 25 pikë, Bryn Forbes me 22 pikë dhe Khris Middleton me 20 pikë të tjera.
Te Miami u veçuan Bam Adebayo me 20 pikë e 14 kërcime dhe Jimmy Butler me triple-double prej 12 pikëve, 10 asistimeve e 10 kërcime, por nuk mjaftoi për fitore.
Heat në stinorin e kaluar e kishte eliminuar Bucksin, derisa më këtë seri Milwaukee hakmirret.
Bucks në gjysmëfinale takohet me fituesin nga dueli Brooklyn Nets - Boston Celtics.