ISH-SULMUESI I TREPÇËS'89

Foto: slavenbelupo/fb
Arb Manaj në elitën kroate
26 July, 2022 @17:39
Ish-sulmuesi i Trepçës’89, Arb Manaj, është prezentuar sot te ekipi i elitës kroate, Slaven Belupo.
Manaj ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me mundësi vazhdimi.
Ai kishte dalë prej Trepçës’89 te skuadra turke Ankara Keçiörengucu, pastaj Bandirmaspor dhe Balikesirspor.
Në deklaratën e tij dhënë për faqen zyrtare të ekipit të tij të ri ai ka thënë:
“Jam i lumtur që kam nënshkruar me Slavenin. Jam i njoftuar me ekipin dhe ligën. Besoj që do të përshtatem shpejt me ekipin dhe do të ndihmoj në rezultate.”