PRIZRENASI
Arbër Bytyqi bëhet i Tiranës
31 January, 2022 @15:47
Futbollisti prizrenas, Arbër Bytyqi, i cili së fundi ka qenë pjesë e KF Laçit në Superiore, është bërë lojtar i ri i lideres së Superiores, Tirana.
KF Tirana ka bërë të ditur sot se ka arritur marrëveshje me futbollistin e Lirisë së Prizrenit, duke ia blerë plotësisht kartonin Arbërit 19-vjeçar, që ka bërë paraqitje edhe për grupmposhat e reprezentacionit të Shqipërisë.
Bardhekaltërit nga kryeqyteti i Shqipërisë kanë bërë të ditur se që në stërvitjen e radhës Bytyqi do të jetë pjesë e ekipit dhe do të vihet nën urdhërat e trajnerit Orges Shehi.
Kontrata e tij me Tiranën është e vlefshme deri më 2025.