ARBËRIA 4-1 VJOSA

Arbëria njofton Vjosën me humbje dhe e rrëzon nga kreu
10 September, 2022 @18:11
Skuadra kampione e Ligës së Dytë, Vjosa, që deri dje ishte lidere e Ligës së Parë Grupi B pasi ishte pa humbje, sot ka përjetuar humbjen e parë sezonale në kampionat duke u mposhtur thellë nga Arbëria.
Futbollistët e Arbërisë, të këndellur sot, kanë arritur fitoren e parë kampionale duke e fituar ndeshjen thellë, Arbëria 4-1 Vjosa [Gentian Binishi x2, Alket Bajrami, Argjend Zuqaku - Albijon Shurdhiqi].
Fitoren Arbëria ia dedikoi trajnerit Afrim Krasniqi që mungoi sot në fushë te ekipi i tij, ndërsa ekipi u drejtua nga ndihmësi Lulëzim Gashi, që solli edhe fitoren e parë sezonale.
Vjosa me humbjen e parë sezonale, këtë xhiro bie nga kreu i renditjes, ndërsa Arbëria në anën tjetër ngjitet paksa me fitoren e parë.